Parashikimi i motit

67

Shkup, 10 janar – Moti në vend do të jetë i vranët me reshje më të rrëmbyeshme të shiut, veçanërisht në pjesët veriore dhe veriperëndimore ku pritet të bien mbi 30 l/m2. Reshjet përkohësisht do të jenë të rrëmbyeshme dhe të shoqëruara me erë të përforcuar.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej zero deri në 7 ndërsa e ditës prej 5 deri në 13 gradë Celisus.

Në Shkup do të mbajë mot i vranët me reshje të shiut. Do të fryjë erë mesatare deri në të përforcuar nga drejtimi verior Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në 3 ndërsa e ditës do të arrijë deri në 6 gradë Celsius.