Parashikimi i motit

18

Shkup, 20 shtator – Moti në vend do të jetë me diell me vranësira të vogla lokale  deri në mesatare. Do të fryejë  erë e dobët deri në mesatare nga drejtime të ndryshme.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 6 deri në 16 gradë Celsius, ndërsa e ditës prej 24 deri në 29 gradë Celsius.

Në Shkup, mot me diell me vranësira të vogla dhe me erë të dobët deri në mesatare nga drejtimi verilindor. Temperatura e mëngjesit do të bie deri në 13 gradë Celsius, ndërsa e ditës  do të arrijë deri në 28 gradë Celsius.

Vijon periudha e motit kryesisht stabil me  temperatura më të ulëta të mëngjesit. Të martën dhe të mërkurën, veçanërisht në pjesët perëndimore do të ketë zthvillim të vranësirave jostabile dhe kushte për paraqitje të shiut të përkohshëm dhe  bubullimave të rralla.

Comments are closed.