Shkup, 1 dhjetor – Moti në Maqedoni do të jetë i vranët në shumë vende me reshje të rrëmbyeshme të shiut, më të rrëmbyeshme në pjesët perëndimore dhe lindore ku lokalisht pritet të reshin mbi 50l/m2. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi verior, ndërsa në pjesët jugore erë e fuqishme nga drejtimi juglindor.
temperatura do të lëviz prej katër deri në 16 gradë Celsius.
Në Shkup moti do të jetë i vranët me reshje të shiut. Temperatura do të arrijë deri në 10 gradë Celsius.
Të shtunën dhe të dielën reshjet do të jenë më të lokalizuara, por do të ketë kushte të jenë edhe të rrëmbyeshme. Reshje të borës do të ketë vetëm në malet më të larta në pjesët veriperëndimore. Nga e hëna do të fryjë erë veriore, ndërsa temperaturat do të jenë në ulje.