Shkup, 14 dhjetor – Moti në Republikën e Maqedonisë së Veriut, do të jetë i vranët me reshje të shiut, dhe borë në male. Të reshurat do të jenë më të mëdha në pjesën perëndimore dhe jugore të vendit, ndërkohë pasdite priten të ndalen. Do të fryjë erë e lehtë nga veriu.
Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej zero deri në tetë gradë celsius, ndërsa ajo e ditës deri në 12 gradë celsius.
Ndryshe, moti në Shkup paradite do të jetë me të reshura të shiut, respektivisht pasdite do të ndalen të reshurat. Ashtu siç në gjithë vendin edhe në kryeqytet pritet të fryjë erë e lehtë nga veriu. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në pesë gradë celsius, ndërkohë ajo e ditës deri në nëntë gradë celsius.
Nga ana e tjetër prej ditës së diel vijon një periudhë e ngrohtë e motit. Ndërkohë, në pjesë të caktuar do të ketë vranësira dhe mjegull. (koha.mk)