Shkup, 23 korrik – Moti në vend do të jetë me diell, me vranësira të vogla deri mesatare lokale dhe me erë të matur deri të përforcuar veriore, përgjatë Vardarit.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 12 deri 20 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 28 deri 36 gradë Celsius.
Në Shkup mot me diell dhe me erë, si dhe me vranësira mesatare. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në 18 gradë, ndërsa temperaturat ditore deri 33 gradë Celsius.
Edhe të mërkurën do të fryjë erë e përforcuar veriore, vranësirat gradualisht do të rriten ndërsa temperaturat ditore do të ulen për disa gradë. Nga e enjtja temperaturat sërish do të rriten, ndërsa gjatë fundjavës pritet jostabilitet i pasdites me shi dhe bubullima.