Shkup, 5 korrik – Moti në vend paradite do të jetë me diell, në orët e pasdites vende-vende do të ketë shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Lokalisht do të ketë kushte për paraqitjen e proceseve më intensive në formë të motit të keq. UV=8.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 11 e deri 20 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 26 deri 36 gradë Celsius.
Në Shkup paradite mot me diell, në orët e pasdites vende-vende do të ketë shi të rrëmbyeshëm. UV=8.
Temperatura e mëngjesit do të arrij deri 18, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri 32 gradë Celsius.
Deri të martën do të mbizotërojë kryesisht me diell dhe mot i nxehtë .