Shkup, 21 gusht – Moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla mesatare. Pasdite do të ketë paraqitje të rrallë të shiut të rrëmbyeshëm dhe bubullimave, veçanërisht në pjesët veriore.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 10 e deri 20 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 27 e deri në 37 gradë.
Indeksi UV do të jetë 8.
Në Shkup moti do të jetë i ngjashëm, me diell me vranësira mesatare. temperatura e mëngjesit do të ulet deri në 17, ndërsa ajo e ditës do të rritet deri në 34 gradë Celsius.
Në ditët në vijim do të mbajë mot me diell dhe ngrohtë me vranësira të vogla mesatare. Në orët e pasdites do të ketë paraqitje të rrallë të shiut të përkohshëm dhe bubullimave.