Shkup, 25 korrik – Moti nesër në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe i paqëndrueshëm, në disa vende me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Mot më i paqëndrueshëm do të ketë në pjesët lindore dhe perëndimore, veçanërisht në orët e pasdites, ndërsa më pak reshje do të ketë përgjatë Vardarit ku do të fryjë erë mesatare deri në të përforcuar veriperëndimore.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 10 deri në 19 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 20 deri në 32 gradë.
Indeksi UV do të arrijë 5.
Në Shkup, mot me vranësira të ndryshueshme dhe i paqëndrueshëm. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në 18 gradë, ndërsa ajo e ditës do të rritet deri në 28 gradë.