Shkup, 22 mars – Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe ftohtë me reshje të përkohshme të shiut, ndërsa në pjesët jugore reshje të shiut dhe borës. Është e mundur paraqitje e izoluar e shiut të ngrirë. Ne disa vende reshjet do të jenë më të rrëmbyeshme dhe do të reshin mbi 15 l/m2, ndërsa në pjesën veriperëndimore edhe mbi 20l/m2. Në pjesën më të madhe të vendit do të formohet shtresë e borës, ndërsa në viset malore dukshëm do të rritet. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare, ndërsa në pjesët perëndimore përkohësisht erë e përforcuar nga drejtimi verior.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus katër deri, ndërsa ajo e ditës prej minus dy deri në gjashtë gradë Celsius.
Në Shkup mot i ngjashëm, me vranësira dhe ftohtë. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi verior. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në zero, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në një gradë.
Të premten ende do të ketë reshje të përkohshme të shiut dhe të borës, por nga fundi ti ditës do të ndalen. Të shtunën do të jetë me vranësira të ndryshueshme me reshje të dobët të borës. Të shtunën dhe të dielën në orët e mëngjesit në disa vende temperaturat do të jenë nën dhe rreth zeros, në interval nga minus katër deri në një gradë. Ngrohje graduale do të ketë nga e të diela gjatë ditës kur reshjet do të jenë kryesisht nga shiu.