Shkup, 17 mars – Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha dielli, i nxehtë dhe me erë. Do të fryjë erë e përforcuar jugore (mbi 80km/h, ndërsa në male edhe mbi 100km/h). Nga fundi i ditës dhe gjatë natës do të ketë jostabilitet lokal të shiut të rrëmbyeshëm dhe vetëtima.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej katër deri në 11 gradë Celsius, ndërsa e ditës prej 15 deri në 24 gradë Celsius.
Në Shkup do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme me periudha dielli, i nxehtë dhe me erë. Do të fryjë erë herë pas here e përforcuar jugore.
Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri në tetë, ndërsa temperatura e ditës deri në 25 gradë Celsius.
Më pas ditëve në vijim do të mbizotërojë mot me vranësira të ndryshueshme me periudha të shkurtra dielli dhe me reshje të kohëpaskohshme të shiut, ndërsa në malet reshjet do të jenë të borës. Të dielën dhe të hënën vende-vende reshjet do të jenë më të vërshueshme. Nga e mërkura pritet ftohje më e konsiderueshme me erë mesatare veriore, ndërsa do të ketë edhe reshje të përkohshme të shiut dhe të borës, përveç në pjesët juglindore ku do të jenë kryesisht të shiut.