Shkup, 14 mars – Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira dhe me erë mesatare, vetëm në rajonet perëndimore dhe lindore me kushte të reshjeve lokale të shiut. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus një deri pesë gradë, ndërsa ajo e ditës prej gjashtë deri në 19 gradë.
Në Shkup, do të mbajë mot me vranësira me erë mesatare perëndimore.
Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri në katër gradë, ndërsa temperatura ditore deri në 16 gradë.
Të enjten në pjesën më të madhe të vendit, moti do të jetë i thatë. Reshje të reja të shiut priten të premten paradite, posaçërisht në pjesët perëndimore. Të shtunën gjatë ditës do të fryjë erë e përforcuar jugore, ndërsa do të mbajë edhe mot jostabil me reshje të kohëpaskohshme të shiut dhe bubullima. Të dielën reshjet do jenë me intensitet të dobët dhe do të jetë më freskët.