Shkup, 8 mars – Moti sot në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme, me vranësira të dukshme, veçanërisht në jug. Nga fundi ti ditës vranësirat do të zvogëlohen. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi veriperëndimor.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus një deri në gjashtë gradë, ndërsa ajo e ditës prej 11 deri në 16 gradë Celsius.
Në Shkup moti do të jetë me vranësira dhe me periudha të diellit. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi veriperëndimor.
Temperaturë të mëngjesit do të ulet deri në një, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 15 gradë.
Deri të dielën do të jetë mot i qëndrueshëm dhe i thatë. Gjatë fundjavës do të jetë kryesisht e diell dhe dukshëm më ngrohtë. Nga e hëna do të mbizotërojë mot me vranësira të ndryshueshme me shi lokal dhe paraqitje të bubullimës.