Shkup, 8 mars – Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme me reshje të përkohshme të shiut, ndërsa në viset malore reshjet do të jenë me dëborë, veçanërisht në pjesët perëndimore të vendit ku pritet të reshin mbi 15l.m2. Do të fryjë erë mesatare deri në të përforcuar nga drejtimi veriperëndimor.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej dy deri në nëntë gradë, ndërsa ajo e ditës prej tetë deri në 17 gradë Celsius.
Në Shkup moti i ngjashëm, kryesisht me vranësira, në orët e hershme të mëngjesit do të ketë kushte për reshje të përkohshme të shiut. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare kryesisht nga drejtimi verior.
Temperaturë të mëngjesit do të ulet deri në gjashtë, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 15 gradë.
Në ditët në vijim do të vazhdojë të fryjë erë mesatare deri në të përforcuar nga drejtimi veriperëndimor. Pastaj, deri të dielën mori do të jetë i qëndrueshëm, i thatë dhe relativisht ngrohtë. Gjendja e këtillë e motit do të shkaktojë shkrirje intensive të dëborës ku më shumë ka në viset malore të Maqedonisë perëndimore.