Shkup, 5 mars – Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha të diellit dhe me erë të dobët deri në mesatare, kryesisht nga drejtimi jugperëndimor. Në orët e mëngjesit në pjesët e skajshme jugperëndimore të vendit do të ketë reshje lokale të shiut, ndërsa në malet më të larta reshje të borës, veçanërisht më shumë do të jenë të theksuara në pjesën perëndimore të vendit. Gjatë ditës reshjet do të ndalojnë.
Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej tre deri në shtatë gradë, ndërsa ajo e ditës prej 10 deri në 19 gradë Celsius.
Në Shkup, moti i ngjashëm, me vranësira, në orët e hershme të mëngjesit është i mundur shi afatshkurtër, ndërsa do të fryjë erë e dobët deri në mesatare kryesisht nga drejtimi jugperëndimor.
Temperatura e mëngjesit do të bie deri në pesë, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 13 gradë Celsius.
Në ditët në vijim moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe relativisht i ngrohtë me periudha të diellit, por lokalisht do të ketë edhe reshje të kohëpaskohshme të shiut, ndërsa në malet më të larta se 1.800 metra lartësi mbidetare do të ketë reshje të borës. Do të fyrjë erë e kohëpaskohshme e përforcuar kryesisht nga drejtimi jugor, më e theksuar do të jetë në malet. Gjendja e tillë e motit do të mundësojë shkrirje të menjëhershme të borës.