Shkup, 2 shkurt – Moti në Maqedoni do të jetë i vranët me reshje kryesisht të shiut. Paradite, lokalisht do të ketë kushte për reshje të shiut të ngrirë. Në male reshjet do të jenë kryesisht të borës. Reshje më të mëdha do të ketë në pjesët perëndimore, ku deri të shtunën në mëngjes lokalisht pritet të bien mbi 40 l/m2. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare juglindore.
Temperatura e mëngjesit prej minus një deri pesë gradë, ndërsa ajo e ditës do të lëvizë prej tre deri nëntë gradë.
Në Shkup mot i vranët me reshje kryesisht të shiut. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare juglindore.
Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri minus dy, ndërsa temperatura ditore deri pesë gradë.
Gjatë fundjavës ende do të ketë reshje të kohëpaskohshme në pjesët perëndimore, ndërsa vetëm në male mbi 200 m lartësi mbidetare do të ketë reshje të kohëpaskohshme të borës. Në pjesën tjetër të vendit mot me vranësira të ndryshueshme me periudha diellore. Të shtunën do të fryjë erë e kohëpaskohshme e përforcuar perëndimore, më e theksuar në jug të vendit. Do të ketë ngrohje të konsiderueshme që do të kushtëzojë shkrirje të shtresës së dëborës.