Shkup, 1 mars – Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme, i ftohtë dhe me periudha të ngrohta. Mëngjesi do të jetë më i ftohtë me temperatura në disa vende edhe nën -10 gradë. Gjatë natës duke filluar nga perëndimi do të ketë reshje të dëborës, të cilat të premten paradite në disa vende më të ulëta do të kalojnë në shi, ndërsa në nivel lokal do të ketë edhe paraqitje të shiut të ngrirë. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare juglindore.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus 17 deri në minus nëntë gradë, ndërsa e ditës prej minus katër deri në dy gradë.
Në Shkup moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe i ftohtë me periudha të ngrohta. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare juglindore.
Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri në minus 15, ndërsa e ditës deri në minus dy gradë.
Gjatë fundjavës ende do të ketë reshje të dobëta lokale të shiut, por do të ketë ngrohje të konsiderueshme që do të kushtëzojë shkrirje të shpejt të mbulesës së dëborës.