Shkup, 18 shkurt – Moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla deri në mesatare, nëpër disa fushëgropa me kushte për paraqitje të mjegullës në mëngjes. Gjatë ditës do të jetë më ngrohtë, që do të shkaktojë shkrirje të mbulesës së dëborës, posaçërisht nëpër male.
Temperaturat e mëngjesit do të lëvizë prej minus dy deri në zero gradë, ndërsa temperatura ditore prej tetë deri në 16 gradë.
Në Shkup do të mbajë mot me diell dhe me vranësira të vogla deri në mesatare.
Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri në minus katër, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në nëntë gradë.
Të dielën do të ketë rritje të vranësirave, gjatë natës do të ketë reshje të përkohshme lokale të shiut, ndërsa nëpër male dëborë. Nga e hëna pason periudhë e motit kryesisht të vranët me reshje të përkohshme lokale të shiut, ndërsa në disa vende më të larta dhe nëpër male të dëborës.