Shkup, 22 nëntor – Moti në Maqedoni do të jetë me diell, me vranësira të vogla dhe me erë të dobët veriperëndimore.
Temperatura do të lëvizë prej tetë deri 16 gradë.
Në Shkup do të jetë mot me diell, me vranësira të vogla dhe me erë të dobët veriperëndimore.
Temperatura do të arrijë deri në 12 gradë.
Deri në fund të javës pason periudhë e motit stabil dhe të thatë me temperatura relativisht të ulëta të mëngjesit dhe më të larta ditore. Prej të premtes nëpër disa fushëgropa do të ketë kushte për paraqitje të mjegullave.