Shkup, 9 shkurt – Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha të diellit, por në pjesët perëndimore kryesisht me vranësira. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi perëndimor.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus dy deri tre gradë, ndërsa ajo e ditës prej tetë deri në 15 gradë.
Në Shkup mot i ngjashëm, me vranësira të ndryshueshme me periudha të diellit. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri minus një, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri nëntë gradë.
Në fundjavë do të ketë reshje të shiut, ndërsa në viset më të larta dhe ato malore do të ketë reshje bore. sasi e përgjithshme e reshjeve në këto pjesë pritet të tejkalojë 30 l/m2. Në më shumë vende do të formohet shtresë bore, ndërsa në zonat malore në pjesët perëndimore dhe jugore dukshëm do të rritet.