Shkup, 2 shkurt – Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme me reshje të shiut, i cili do të fillojë në pjesën perëndimore të vendit.
Reshje më të pakta do të ketë në lindje dhe në pjesët qendrore të vendit. Përkohësisht do të fryjë herë e përforcuar me drejtim jugor.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë nga zero deri në shtatë gradë, ndërsa ajo ditore do të lëvizë nga gjashtë deri në 16 gradë.
Në Shkup do të mbajë mot i ngjashëm me temperaturë deri në 13 gradë celsius.