Shkup, 31 janar – Moti në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell, me erë të dobët jugore. Nëpër fushëgropa, për shkak të dukurisë së inversionit të temperaturave do të ketë dukuri të mjegullës së dobët të mëngjesit. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus dy deri një gradë, ndërsa e ditës prej nëntë deri 16 gradë.
Në Shkup do të mbajë mot me diell, me erë të dobët jugore. Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri minus pesë, ndërsa e ditës deri 12 gradë.
Të enjten do të përqendrohet moti stabil. Nëpër fushëgropa, për shkak të dukurisë së inversionit të temperaturave do të ketë dukuri të mjegullës së mëngjesit. Të enjten do të ketë rritje të konsiderueshme të vranësirave kryesisht në rajonet perëndimore. Të premten do të jetë moti i ndryshueshëm, në orët e mbrëmjes me reshje të shiut, të cilat do të vazhdojnë edhe të shtunën. Më shumë reshje priten në pjesët perëndimore. Në male do të ketë reshje të borës. Do të fryjë erë e përforcuar, të premten nga drejtimi jugor, ndërsa të. shtunën pasdite nga drejtimi veriperëndimor, që deri në fund të ditës do të kushtëzojë ftohje.