Shkup, 21 janar – Moti në Maqedoni do të jetë kryesisht me vranësira, pasdite me reshje të përkohshme të shiut, ndërsa në vendet më të larta me borë.Në orët e natës reshjet do të ndalojnë. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare me drejtim jugor, ndërsa në fund të ditës me drejtim verior.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus tre deri në tre, ndërsa ajo e ditës prej tre deri në 12 gradë.
Në Shkup do të mbajë mot i ngjashëm me temperaturë të mëngjesit deri në minus dy, ndërsa temperaturat ditore do të arrijnë shtatë gradë.
Më shumë reshje do të kеtë të dielën, në fund të ditës do të zhvendosen drejt lindjes dhe do të kalojnë në reshje të borës diku-diku në viset më të larta. Reshjet do të përfundojnë të hënën në mëngjes, por gjatë ditës moti do të jetë i ftohtë dhe me erë.