Shkup, 19 janar- Moti në Maqedoni do të jetë me diell, çdokund me temperatura negative të mëngjesit, gjatë ditës me vranësira të matura lokale kohë pas kohe me erë mesatare nga drejtimi jugor.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus një deri minus tetë gradë, ndërsa e ditës prej një deri 12 gradë.
Në Shkup do të mbajë mot me diell, me vranësira të matura lokale dhe kohë pas kohe me erë mesatare jugore.
Temperatura do të lëvizë prej minus katër deri nëntë gradë.
Gjatë fundjavës do të mbisundojë mot i ndryshueshëm me vranësira, prej të shtunës pasdite me reshje të shiut, në male me reshje të borës. Më shumë reshje do të kеtë të dielën, në fund të ditës do të zhvendosen drejt lindjes dhe do të kalojnë në reshje të borës diku-diku në viset më të larta. Reshjet do të përfundojnë të hënën në mëngjes, por gjatë ditës moti do të jetë i ftohtë dhe me erë.