Shkup, 16 janar- Moti në Maqedoni do të jetë i ndryshueshëm, me vranësira dhe me periudha me diell, në pjesën e skajshme perëndimore me reshje të shiut, në male me borë. Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar nga drejtimi jugperëndimor.
Temperatura do të lëvizë prej dy deri në 14 gradë.
Në Shkup do të mbajë mot me vranësira dhe me periudha me diell. Do të fryjë erë e matur deri e përforcuar nga drejtimi jugperëndimor.
Temperatura do të arrijë deri në tetë gradë.
Valë më intensive e lagësht me reshje të shiut do të ketë të mërkurën pasdite, si dhe gjatë natës drejt së enjtes kur për shkak të ftohjes së përnjëhershme reshjet do të kalojnë në borë. Do të fryjë erë e përforcuar jugperëndimore, ndërsa në orët e mbrëmjes si dhe të enjten, erë veriperëndimore. Deri të enjten në male në pjesët veriperëndimore do të ketë reshje të borës kryesisht me intensitet të matur, kështu që do të ketë rritje të vazhdueshme të shtresës së borës.