Shkup, 12 janar – Moti në Maqedoni do të jetë kryesisht me vranësira, në pjesët perëndimore dhe jugore me të reshura lokale të shiut, në male borë e dobët. Do të fryjë erë e dobët në pjesët perëndimore nga drejtimi lindor.
Temperatura do të lëviz prej tre deri dhjetë gradë.
Në Shkup moti do të jetë kryesisht me vranësira. Do të fryjë erë e matur nga drejtimi lindor. Temperatura do të arrijë deri shtatë gradë.
Nga dita e shtunë nga fundi i ditës do të ketë ulje të masës më të ftohtë ajrore, që do të kushtëzojë gjatë dy ditëve të ardhshme të reshura të borës të ketë edhe në disa fushëgropa, posaçërisht në pjesët veriore. Të reshurat do të jenë me intensitet të dobët.