Shkup, 1 janar – Në ditën e parë të Vitit të Ri moti do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla mesatare, me erë të dobët deri mesatare nga drejtimi jugor.
Nëpër fushëgropa të caktuara, përfshirë edhe atë të Shkupit, do të ketë kushte për dukuri të mjegullës së pasdites. Gjatë ditës do të ketë vranësira mesatare dhe do të jetë relativisht ngrohtë, posaçërisht në viset më të larta.
Temperatura do të lëvizë prej 7 deri 14 gradë, në Shkup dhe rrethinë do të mbajë mot i ngjajshëm me temperaturë deri 8 gradë.
Të martën në mëngjes dhe në orët e pasdites do të ketë reshje të kohëpaskohshme të shiut, ndërsa në viset më të larta reshjet do të jenë me borë. Do të fryjë erë e matur deri e prëforcuar nga drejtimi jugperëndimor, kahja e së cilës nga fundi i ditës do të ndryshojë në atë verior dhe prej të mërkurës do të kushtëzojë ftofje të motit. Valë të re të lagësht dhe më të ftohtë me reshje të shiut dhe borës do të ketë të enjten.