Shkup, 16 nëntor – Moti sotnë Maqedoni do të jetë i vranët me reshje shiu të cilat në shumë vende do të jenë të rrëmbyeshme, veçanërisht në pjesët jugore dhe perëndimore. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare, kryesish nga drejtimi juglindor.
Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej tre deri në 10 gradë, ndërsa e ditës prej katër deri në 13 gradë Celsius.
Në Shkup moti do të jetë i ngjashëm, me reshje shiu. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare kryesish nga drejtimi juglindor. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në shtatë gradë, ndërsa e ditës do të ngjitet deri në nëntë gradë Celsius.
Të shtunën reshjet do të jenë më mesatare dhe kryesisht nga pjesët lindore, ndërsa të dielën të dobëta dhe lokale. Nga e hëna pritet ftohje më e dukshme me reshje shiu dhe bore të përcjella me erë të fuqishme veriore.