Parashikimi i motit

28

Shkup, 20 dhjetor  – Moti në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe i ftohtë me erë të dobët deri në mesatare nga drejtimi veriperëndimor.

Temperatura do të lëvizë nga minus një deri në pesë gradë.

Në Shkup moti do të jetë kryesisht me diell dhe i ftohtë me erë të dobët deri në mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura do të arrijë deri në tre gradë Celsius.

Deri në fund të javës së punës pason periudhë e motit kryesisht me diell, të thatë dhe të ftohtë me erë të dobët deri në mesatare nga drejtimi verior. Mëngjeset do të jenë më të ftohta të enjten dhe të premten. Gjatë fundjavës pritet rritje e re e vranësirave e ndjekur me erë veriore përkohësisht e përforcuar dhe reshje të përkohshme të borës, posaçërisht në pjesët perëndimore dhe veriore.

Comments are closed.