Shkup, 12 dhjetor – Moti në pjesën më të madhe të Maqedonisë sot dhe nesër, do të jetë kryesisht me diell, ndërsa vetëm në pjesët perëndimore do të ketë rritje të kohëpaskohshme të vranësirave. Në malet në veriperëndim do të ketë kushte për reshje të dobëta të borës.
Temperaturat e mëngjesit do të jenë më të ulëta sot, ndërsa pastaj do të shënojnë rritje. Temperatura do të lëvizë prej tre deri 12 gradë.
Nën ndikim e rrymës jugore në ditët në vijim temperaturat do të jenë më të larta. Të mërkurën vranësirat do të rriten, ndërsa reshje të shiut në pjesët perëndimore do të ketë gjatë natës së të enjtes dhe të enjten pasdite.