Shkup, 20 prill – Regjistrimi për garat e maratonës së Wizz Air-it Shkup do të zgjasë deri më 27 prill 2018 dhe kanë mbetur vetëm 8 ditë që të interesuarit të kyçen në këtë maratonë tradicionale.
Më shumë informata dhe regjistrimin mund ta bëni në faqen zyrtare të Wizz Air Maratona e Shkupit http://skopskimaraton.com.mk përmes partnerit për regjistrim online në Wizz Air Maratonën e Shkupit https://www.smartrace.club/.
Këtë vit maratona e Wizz Air Shkup do të mbahet të dielën, më 6 maj 2018, me fillim në orën 08:30. Në agjendë përsëri janë maratona, gjysmë maratona, maratona stafetë dhe gara në 5 kilometra. Maratona e Shkupit për më shumë se 10 vjet paraqet një shtyllë sporti në Maqedoni, duke motivuar mijëra njerëz që të jetojnë një jetë të shëndoshë dhe të merren me sport.