Autoritetet afgane kanë thënë se kanë parandaluar një shpërthim të mundshëm vdekjeprurës në kryeqytet, Kabul. Ministri i Brendshëm, ka thënë se zyrtarët policorë kanë qëlluar dhe plagosur vozitësin e makinës pasi ai kishte refuzuar të ndalonte në pikën e kontrollit. “Shoferi është plagosur dhe makina është ndalur”, thuhet në një deklaratë. Mohamed Selem Almas, udhëheqësi i hetimeve kriminale në policinë e Kabulit, ka thënë se makina po transportonte më shumë se 2.700 kilogramë eksploziv. Almas shtoi se, rrjeti Haqqani, grup i lidhur me taleanës afganë, qëndrojnë prapa këtij sulmi, që ishte planifikuar të ndodhte në pjesë ku ka shumë njerëz.