Nga ISHP informojnë se është ndarë material informativ-edukues punonjësve
shëndetësorë në mbrojtjen shëndetësore primare ( mjek amë, pediatër), në kopshtin për fëmijë, janë realizuar pjesëmarrje në mediat lokale me qëllim të informohet popullsia dhe edukimi për masat për mbrojtje nga infektimi…
Aida XHONI
Shkup, 25 korrik – Javën e kaluar në Institutin për shëndet publik (ISHP) janë regjistruar nëntë të sëmurë nga fruthi në rajonin e Dibrës, me çka numri i përgjithshëm i të sëmurëve në vend arrin 17 raste. Që të gjithë këtë sëmundje e kanë bartur nga njëri tek tjetri, që të gjithë janë në lidhje epidemiologjike dhe banor të Dibrës, vetëm një grua është nga Ohri e cila çdo ditë udhëton deri në Dibër. Sa e rrezikshme është realisht epidemia duke pasur parasysh se kemi mjaftë fëmijë dhe të rritur të pa vaksinuar? Epidemi të fruthit ka në më shumë vende të rajonit, ku janë regjistruar edhe raste vdekjesh. Përveç fëmijëve, ka edhe të rritur të pa vaksinuar, ose të vaksinuar vetëm me një dozë, të cilët mund të sëmuren. Puçrrat e vogla kanë marrë jetë njerëzish në Serbi e Bosnje e Hercegovinë. “Është e rrezikshme sepse kemi shumë raste kur i iket vaksinimit kundër fruthit, ose vaksinës MRP. Kjo sëmundje përhapet shumë shpejtë, për shembull, nëse janë të vaksinuar 90 deri 100 persona, virusi mund të përhapet edhe tek ndonjë i vaksinuar. Nëse kemi 30 të pa vaksinuar , prapë ai do të përhapet”, thotë dr Gordana Kuzmanovska, epidemiologe në ISHP. Që te kemi imunitet kolektiv, epidemiologët thonë se duhet vaksinuar madje 95 përqind të atyre që duhet marrin vaksina. Vitin e kaluar doza e parë vaksinës MRP që u jepet fëmijëve që kanë mbushur një vjet është marrë nga 82.6% prej tyre. Rivaksinim në moshën gjashtë vjeçare kanë pranuar 97%. “Në Shkup këtë vaksinë vitin e kaluar e kanë marrë 78.5% e fëmijëve. Të gjithë fëmijët që nuk e kanë pranuar këtë vaksinë mund të sëmuren. Ndodhë të sëmurën edhe të vaksinuarit por atëherë sëmundja kalon më lehtë dhe më shpejtë. Nuk duhet të harrohet se edhe të rriturit të pa imunizuar mund të sëmuren”, thotë Kuzmanovska. Vaksina kundër fruthit, sipas të dhënave të ISHP, ka filluar të jepet në vitin 1971, ndërsa në vitin 1972 është urdhëruar si e rregullt tek fëmijët 13 muajsh. Në vitin 1983 është sjellë vaksina e kombinuar MRP,gjithashtu për moshën 13 mujore. Në vitin 1987 janë rivaksinuar fëmijët shtatë vjeçar vetëm me vaksinë kundër fruthit, ndërsa në vitin 1997 është bërë rivaksinim me MRP. Ndryshe, epidemi të fruthit ka në rajonin e NJR Dibër, ku janë regjistruar 17 raste, publikoi në ueb faqen e vet Instituti i Shëndetit Publik të Republikës së Maqedonisë. Lidhur me moshën, 11 prej të infektuarve janë mbi 30 vjet, tre persona janë në moshën prej 20- 29 vjet, ndërsa nga një person u përkasin grupmoshave: prej 15-19 vjet, prej 1-4 vjet dhe nën një vjet. Nga ISHP informojnë se është ndarë material informativedukues punonjësve shëndetësorë në mbrojtjen shëndetësore primare ( mjek amë, pediatër), në kopshtin për fëmijë, janë realizuar pjesëmarrje në mediat lokale me qëllim të informohet popullsia dhe edukimi për masat për mbrojtje nga infektimi. Nga fillimi i vitit deri tani në Republikën e Maqedonisë janë regjistruar 28 rate të fruthit, prej të cilëve 20 janë klasifikuar si raste të konfirmuara të fruthit (të konfirmuar në laborator), shtatë janë klasifikuar si raste të mundshme (lidhje epidemiologjike) dhe një rast i mundur, i cili i përmbush vetëm kriteret klinike.(koha.mk)