Shkup, 27 maj – Karcinomi i lëkurës nëse zbulohet herët, trajtimi mund të jetë i suksesshëm. Mund të parandalohet lehtë, ndërsa paraqitja e tij mund të pengohet me ndërrimin e shprehive dhe evitimin e ekspozimit të drejtpërdrejtë në diell, porositin mjekët. Brenda një viti janë regjistruar nga dyqind raste të reja.
Maji është muaj për ngritjen e ndërgjegjës për mbrojtje nga kanceri i lëkurës. Me këtë rast, Ministria e Shëndetësisë dhe Klinika universitare për kirurgji plastike dhe rikonstruktive nesër në Fakultetin e Mjekësisë organizojnë tribunë me temë “Sfidat në trajtimin e karcinomit më të zakonshëm – kanceri i lëkurës”, in formoi ministri dikasterial Venço Filipçe, në profilin e tij në Fejsbuk.
Krahas ministrit Filipçe në tribunë do të mbajë fjalim edhe drejtoresha e Klinikës universitare për për kirurgji plastike dhe rikonstruktive dr. Sofija Pejkova, ndërsa do të marron pjesë edhe mjekë nga disa klinika dhe institucione.