Kërçovë, 24 janar – Gjysëmvjetori i dytë në Gjimnazin e Kërçovës “Mirko Mileski” për nxënësit nga përkatësia etnike turke ende nuk ka filluar. Ata e bojkotojnë mësimin sepse, siç thonë, nuk u janë përmbushur kushtet.
Ata kërkojnë tabela e emrit të objektit ku zhvillohet mësimi “Memet Akif Esoj” të ekspozohet jashtë, e jo brenda në objekt ku gjendet tani, transporti i nxënësve të jetë me autobus më të ri si dhe të rregullohet fondi i orëve të profesorëve.
Zëdhënësi i komunës së Kërçovës, Emin Nasufi thotë se kërkesa për tabelën është e natyrës teknike dhe mendoj se mund të rregullohet sepse “Memet Arif Ersoj” quhet vetëm objekti. Lidhur me autobusët thekson se ata janë të vjetër, por teknikisht janë në rregull dhe se me ato transportohen edhe nxënësit maqedonas edhe shqiptarë. Thekson se si komunë punojnë në drejtim të ripërtërirjes të auto parkut.
Për sot është paralajmëruar se drejtoresha e “Mirko Mileski”-it Milka Spasevska do të realizojë takim me prindërit e nxënësve me ç’rast pritet problemi të tejkalohet.