Paralajmëron Albulena Haxhiu: Shpejt do të bëhen publike dallaveret e Abelard Tahirit

80

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se militantët e PDK-së po bëjnë shpifje kundër saj, por se shumë shpejt ajo thotë se do t’i bëjë publike dallaveret e paraardhësit të saj, Abelard Tahirit.

Ajo tha se këto shpifje po vijnë nga ata që PDK-ja i ka lënë në minstri, sipas saj, pasi ata kanë dëgjuar se do të dalin në pah paligjshmëritë e MD-së në të kaluarën.

“Militantët e PDK, paskan nisur shpifjet e ulëta kundrejt meje por e kanë kot. Me siguri, nga militantët që i ka lënë tashmë në Ministri, Abelardi, paska dëgjuar që kemi gjetur tashmë shumë dallavere e veprime të paligjshme në MD, dhe tani kanë nisur sulmet e shpifjet kundrejt meje!”, ka shkruar ajo në Facebook.

“Shumë shpejt do t’i bëhen publike dallaveret e Abelard Tahirit”.

Ajo tha se të dhënat në vijim janë shpifje dhe në fillim të javës së ardhshme, Abelardit i dalin dallaveret e shpenzimet e tij sa ishte ministër, po ashtu edhe krahasimin me shpenzimet e saj.

Comments are closed.