Shkup, 18 maj – Pa energji elektrike të hënën, nga ora 5 deri në 11 do të jenë konsumatorët nga rruga “Hristo Tatarçev” nr.16, 16 a, 18, 18 a, 20 dhe 22.
Në periudhën prej orës 5 deri në orën 8, pa energji elektrike do të jenë konsumatorët nga rruga “Todor Panica”, Stopanska Banka në rrugën “Bozhidar Axhia”, pjesë e konsumatorëve të rrugës “Hristo Tatarçev” nr. 16, 16 a, 18, 18 a, 20 dhe 22.
Pa energji elektrike në të njëjtën periudhë do të jenë të gjithë konsumatorët të cilët mund të furnizohen nga nënstacioni “Dabar” në rrugën Hristo Tatarçev, pjesa e rrugës “Bozhidar Axhia”, hotel “ORANGE INN” në rrugën “Todor Panitsa” dhe një pjesë e rrugës “Ivan Kozarev”.
Siç informojnë nga QRMK – Shkup, ndërprerjet janë për shkak të investimeve të planifikuara në sistemin elektrik.