Shkup, 28 mars – Cikël investues prej 270 milionë euro me ndërtim ofensiv, rikonstruksion, rehabilitim dhe restaurim të më shumë se 60 rrugëve në gjatësi prej 800 kilometrash, paralajmëroi sot kryeministri Zoran Zaev.
Deri në fund të muajit të ardhshëm premtohet lëshimi në përdorim i autostradës Demir Kapi – Smokvicë, deri në fund të shtatorit të Milladinoc – Shtip, ndërsa do të vazhdohet të punohet në autostradën Kërçovë – Ohër, për ku është vazhduar afati për ndërtim deri në vitin 2021.
Tanimë janë firmosur marrëveshje me zbatuesit e punimeve ndërtimore për ndërtimin e rrugëve të shpejta Shtip-Radovish dhe Gradsko-Drenovo, që do të fillojnë muajin e ardhshëm, si dhe për Rankovcë-Kriva Pallankë, pas marrjes së lejes për ndërtim. Investimi është 100 milionë euro.
Me rreth 20 milionë euro do të punohet në rehabilitimin e rrugëve prej 230 kilometra, me 86 milionë euro nga BERZH-i planifikohet rehabilitim i 26 rrugëve në gjatësi prej 422 kilometra, me 14 milionë euro nga Banka Botërore do të punohet në rehabilitimin e 13 rrugëve në gjatësi prej 150 kilometra…
Zaev thotë se një pjesë e projekteve do të përfundojnë sivjet, një pjesë do të fillojnë, ndërsa një pjesë do të kompletohen në intervale të ndryshme kohore gjatë disa viteve të ardhshme.
“Lidhja infrastrukturore midis qyteteve, fshatrave dhe vendbanimeve në gjithë territorin e Maqedonisë, si dhe të shtetit me vendet e rajonit dhe Evropës paraqet prioritet të lartë dhe strategjik të Qeverisë. Punojmë në atë që të sigurojmë kushte të duhura për të gjithë qytetarët që të kenë transport të sigurt dhe të shpejtë”, tha Zaev, duke theksuar se Qeveria është e përcaktuar për realizim sa më të madh të investimeve kapitale në infrastrukturën rrugore, hekurudhore dhe energjetike.
Infrastruktura rrugore e ndërtuar me cilësi do të jetë qarkullim i mallrave, shërbimeve dhe transportit të udhëtarëve dhe parakusht i rëndësishëm për këmbim të rritur tregtar të shtetit me vendet e huaja, njëkohësisht është bazë për tërheqje të investimeve të reja të huaja dhe vendore, shtoi Zaev.
Sipas ministrit të Transportit Goran Sugareski, programi i planifikuar për punë është me numër më të madh të projekteve për përmirësim të cilësisë së infrastrukturës rrugore në shtet.
Ai paralajmëroi se sivjet do të përpunohet dokumentacion projektues edhe për ndërtim të zgjidhjeve gjysmë-automatike nga Prilepi deri në Manastir, si dhe projekte për rrugë të shpejta Manastir – VK Mexhitli dhe Strumicë – kufiri me Bullgarinë.
Pret që sa më shpejtë të votohet aneksi i marrëveshjes për ndërtim të autostradës Kërçovë-Ohër e cila është vazhduar deri në qershor të vitit 2021. Të hollat plotësuese që do të nevojiten për rindërtim shpjegoi se do të kuptohen pas riprojektimit vijues të tunelit dhe projektimit të nëntë unazave, urave dhe pozicioneve të tjera.
Për aksin Shkup – Bllacë është filluar projektim i ri i gjithë trasesë në nivel të autostradës duke pasur parasysh se projekti i tanishëm nuk i plotëson standardet ndërkombëtare teknike dhe të sigurisë.
Krahas opsioneve të deritanishme, siç tha Zaev, nesër në këshillin ekonomik do të shqyrtohet edhe varianti për këtë aks me të ashtuquajturën ofertë të kompletuar, e cila do të thotë projektim dhe realizim me mundësi për fillim që këtë verë.
“Ligjet në Maqedoni këtë nuk e lejojnë, deri tani Maqedonia punon sipas kritereve të këtilla në pajtim me të hollat nga BERZH-i dhe bankat e tjera, do ta shqyrtojmë si mundësi, ofrohen nga kompani me financim mundësi që menjëherë të fillohet me realizim derisa riprojektohen pjesët problematike”, shpjegoi Zaev.
Në vijim është projektimi për ndërtimi i autostradës së re, aksi Gostivar-Kërçovë, i cili planifikohet të ndërtohet në tre faza. Tek rrjeti i autostradës në vijim është rikonstruksioni i një pjese të rrugës së aksit Saraj-Grupçin, Petrovec-Milladinoc dhe Kadino-Hipodrom, ndërsa në periudhën e ardhshme do të fillojë sanimi edhe i akseve të tjera të autostradës, paralajmëroi Sugareski.
Siç informoi drejtoi i Ndërmarrjes publike për rrugë shtetërore Zoran Kitanov, pardje është dhënë edhe leja e fundit ndërtimore për pagesat e reja elektronike rrugore në Korridorin 10 për të cilat në periudhën derisa shfrytëzuesit të mësohen me përdorimin elektronik të mbetet edhe opsioni me pagesë me paga të gatshme.
Prioritet, krahas ndërtimit të rrugëve të reja do të jetë edhe rinovimi i rrugëve të vjetra në pajtim me rekomandimet e ekspertëve nga Banka Botërore. Ekspertët vendorë dhe të huaj tanimë i kanë konfirmuar rrugët që janë në gjendje më të keqe.