Konsumi i mishit të pulës i vë konsumatorët në rrezik të lartë për t’u prekur nga një formë e rrallë e kancerit në gjak, e njohur si limfoma jo-Hodgkin, ashtu sikurse prekjen nga kanceri i prostatës tek meshkujt. Paralajmërimi vjen nga shkencëtarët e Universitetit të Oksford.
Studimi i tyre bëri pjesë 475 mijë britanikë në moshë të mesme, të cilët u vëzhguan për një periudhë 8-vjeçare, mes 2006-s dhe 2016-s. Atyre iu analizua dieta ushqimore së bashku me sëmundjet që u prekën. Sipas artikullit të publikuar nga DailyMail, rreth 23 mijë persona u prekën nga kanceri. “Konsumi i mishit të pulës rezultoi se rriste rrezikun për t’u prekur nga melanoma malinje, kanceri i prostatës dhe limfoma jo-Hodgkin“, thuhet në punën kërkimore të publikuar në Revistën e Epidemiologjisë dhe Shëndetit të Komunitetit.
Kjo punë kërkimore kishte si qëllim të gjentje vetëm lidhjen mes konsumit të mishit të pulës dhe disa llojeve të caktuara të kancerit, pa u marrë me shkaqet. Ekzistojnë disa faktorë që mund ta shkaktojnë këtë lidhje. Mund të kuptojë se mishi në vetvete është kancerogjen, por mund të jetë edhe mënyra sesi mishi gatuhet.
Deri më tani, pula konsiderohej botërisht si një alternativë më e shëndetshme se mishi i kuq. Ky i fundit dihet që rrit rrezikun e prekjes nga kanceri i gjirit e prostatës, për shkak të mënyrës sesi tretet gjaku nga produkti i mishit.