Paralajmërimi i fortë i Përparim Kabos: Ja kë do hetojë SPAK-u

Tiranë, 12 dhjetor – Në studion e “Top Talk”, gazetari Denis Dyrnjaja shtroi pyetjen në drejtim të profesor Përparim Kabos se, nga krijimi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda (SPAK), kush do të ndihen më të rrezikuar? Mesazhi i profesorit ishte i qartë, të rrezikuar duhet të ndihen njerëzit që bëjnë krim të organizuar, njerëz që bëjnë trafiqe, ato që pastrojnë para. Këtu përfshihen njerëz së botës së krimit, si edhe njerëz të politikës.

“Edhe në mënyrë skematike edhe në tekst edhe me zë ata që bëjnë krim të organizuar, ata që bëjnë trafiqe, ata që pastrojnë para. Këtu përfshihen edhe njerëzit e botës së krimit edhe njerëz të politikës. Siç e thotë edhe video në një moment, një drejtësi që nuk do të varet më nga ata politikanë që e kanë kontrolluar drejtësinë përmes emërimeve dhe lidhjeve të tjera”, tha Kabo.

Më tej ai shtoi:

“Këto lidhjet e tjera janë në mënyrë jo ligjore. Edhe emërimet janë bërë në mënyrë klienteliste. Kur një person të akuzon dhe të çon të akuzuar në një Gjykatë të lartë, për një krim penal, gjëra këto që ne i kemi parë. Me procedurë janë mbyllur dosje me raporte mjekësore janë mbyllur çështje dhe kjo nuk do të ndodhi më”.(koha.mk)