Tetovë, 4 gusht – Pas paralajmërimeve për të rreshura të mëdha të shiut dhe përmbytje të mundëshme, NPK Tetova ka nxjerë në teren maqinerinë për pastrimin e rrjetit të kanalizimit në Tetovë.
Ja njoftimi i tyre:
Në bazë të informacioneve nga Qendra për Menaxhim me Kriza Ju informojmë se ditëve në vijim në vend parashikohet të ketë shi të rrëmbyeshëm , stuhi dhe ere të fortë .Në nivel lokal, proceset do të jenë më intensive në formën e stuhive, me më shumë shi të rrëmbyeshëm per një kohë të shkurtër, shkarkime të forta elektrike, errëra të forta ( mbi 80 km/orë) dhe kushte për breshër.
NPK “ Tetova” Tetovë gjatë ditës së sotme ka bërë kontroll në të gjithë rrjetin e kanalizimit fekal dhe atmosferik duke kontrolluar pikat më kritike dhe njëkohësisht Ju informojmë se jemi në gjendje gadishmërie me të gjithë mekanizmat për tejkalimin e gjendjes së parashikuar.