Shkup, 11 qershor – Moti sot paradite do të jetë me vranësira të ndryshueshme, nga mesdita dhe pasdite në shumë vende do të mbajë mot i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të fortë. Në nivel lokal, proceset do të jenë më intensive me më shumë shi në një kohë të shkurtër, shkarkime elektrike më të shpeshta dhe breshër.
Temperatura maksimale do të arrijë prej 22 deri në 30 gradë.
Në Shkup moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme, rreth mesditës dhe pasdites jostabil me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar, ndërsa do të ketë edhe kushte për procese më intensive dhe paraqitje të breshërit. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 29 gradë.
Deri të dielën vazhdon periudhë e motit të ndryshueshëm dhe jostabil, paradite me periudha më të shpeshta të diellit, rreth mesditës dhe pasdite me shi lokal të rrëmbyeshëm, bubullima dhe përforcim të erës. Në disa vende pproceset do të jenë më intensive dhe paraqitje të bubullimës, zbrazje më të shpeshta elektrike dhe paraqitje të breshërit. Temperatura në ditët në vijim dukshëm nuk do të ndryshojë.