Prishtinë, 4 tetor – Aktivistë dhe përkrahës të LGBTI bashkësisë në Kosovës më 10 tetor për herë të dytë e organizojnë Paradën e Krenarisë në Prishtinë, e cila mbahet në kuadër të “Javës së krenarisë”, që fillon nesër.
Parada e Krenarisë do të fillojë në orën 11:30 në sheshin “Skënderbeu” dhe do të përfundojë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë. Pas përfundimit të Paradës do të mbahet një fjalim në lidhje me ngjarjen dhe do të përfundojë me një koncert të shkurtë. Motoja e Javës së Krenarisë për këtë vit është: “Në emër të Lirisë”.
Organizatorë janë Qendra për Zhvillimin e Grupeve Shoqërore (CSGD) dhe Qendra për Liri dhe Barazi (CEL). Organizatorët ftojnë institucionet, përfaqësuesit e shoqërisë civile, aktivistët dhe të gjithë qytetarët e Kosovës të bashkëngjiten në Paradën e Krenarisë” që kjo paradë të shërbejë që shoqëria jonë të jetë më tolerante, pranuese, të çmojë diversitetin në mënyrë që çdo person të ndjehet i/e lirë pavarësisht racës, etnisë, ngjyrës, gjinisë, orientimit seksual, identitetit gjinor, gjuhës, fesë ose të tjera.