Paraburgim për të dyshuarit për rrëmbimin e shtetases italiane në Ohër

58

Ohër, 6 korrik – Gjykata Themelore e Ohrit përcaktoi paraburgim tetëditor dy personave në moshë prej 19 dhe 20 vjet, të dyshuar se më 3 korrik të vitit 2020 në mënyrë të kundërligjshme e kanë privuar nga liria dhe e kanë kufizuar lëvizjen e një shtetase të Republikë së Italisë.

“I dyshuari i parë, i cili kishte vendbanim të përkohshëm në Itali, mbërriti në vend së bashku me palën e dëmtuar, me qëllim që ta bindte atë të martohej me të dyshuarin e dytë, të afërmin e tij nga Shkupi, në mënyrë që të mund të largohej për në Itali. Pasi mbërritën, të dyshuarit e kanë mbyllur viktimën në një apartament në Ohër dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Ngjarja është paraqitur në Ambasadën e Republikës së Italisë, pas së cilës të dyshuarit u gjetën dhe u privuan nga liria”, qëndron në kumtesën e Prokurorisë Publike.

Prokurori Publik nga Prokuroria Themelore Publike në Ohër dorëzoi në Gjykatën Themelore në Ohër  Propozim për caktimin e masës së paraburgimit për dy të dyshuarit, për shkak të rrezikut të arratisjes dhe mundësisë që të dyshuarit të përsëritnin krimin. Gjykata e pranoi propozimin dhe me vendim të dy të dyshuarve u përcaktua paraburgim për tetë ditë.

Për të dy ekziston dyshimi se kanë kryer vepër penale – Privim i kundërligjshëm nga liria nga neni 140 paragrafi 1 lidhur me nenin 22 nga Kodi Penal. 

Comments are closed.