Paraburgim për shoferin e kamionit nga Maqedonia, pasi u kap me 324 kg kokainë në Shqipëri

376

Ajrovskit nga Prilepi iu shqiptua masa e paraburgimit pasi në kamionin që po voziste u zbuluan 324 kilogramë kokainë

Gjykata në Durrës ka shqiptuar masën e ndalesës për shtetasin e Maqedonisë së Veriut Nazif Ajrovski (40), shofer i kamionit në të cilin policia e Shqipërisë gjeti 324 kilogram kokainë.

“Pasi seanca u shty fillimisht për shkak të mungesës së një përkthyesi zyrtar, gjykatësi Rexhep Bekteshi mbështeti këtë pasdite arrestimin e tij në lidhje me vepren penale “trafikim të paligjshëm me lëndë narkotike” dhe i shqiptoi masë sigurie “paraburgim”.

Në dosjen e Prokurorisë, tregohet se ai është njeriu që transportoi drogën, por që bashkëpunoi me persona të tjerë që e njejta të arrij në Itali.

“Droga – kokainë në një sasi të përgjithshme prej 324 kilogramë dhe 400 gramë, e paketuar në 300 pako, u zbulua më datë 18 të këtij muaji në orën 22:30 në një kamion me targa të Maqedonisë së Veriut SK 3720 AT, ngjyrë të bardhë, i ngarkuar me pllaka metali të drejtuar nga Nazif Ajrovski nga fshati Debreshte, Prilep, Maqedonia e Veriut. Në territorin shqiptar përmes kalimit Qafëthanë”, njofton agjencia e lajmeve Balkanveb.

Kokaina ishte e paketuar me logot e Çikago Bulls, Paris Sen-Zhermen, Kenzo dhe Dior.

Bashkëpunimi me policinë e Maqedonisë së Veriut vazhdon me qëllim të sqarimit të plotë të rastit, në të cilin dyshohet se ka arsye të përfshihen disa persona.