Shkup, 12 mars – Paraburgim prej tetë ditëve për dy vepra të kryera penale ka marrë një person i cili dje, një orë pas mesnate duke luajtur futboll tavoline e ka nxjerrë armën nga rripi që të mos i bien dhe në të njëjtin moment është shtënë një plumb, me ç’rast ka lënduar dy mysafir në objektin në fshatin Vejcë të Tetovës, pwrcjellw gazeta KOHA.
Ngas plumbin një person është qëlluar në qafë, si dhe një person i cili ka qëndruar pas tij në pjesën e kraharorit.
“Siç kumtuan nga Prokuroria është ngritur procedurë kundër një personi të dyshuar se ka kryer dy vepra penale “vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme” dhe “shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”. (koha.mk)