Shkup, 9 janar – Prokuroria Publike Themelore Shkup ka parashtruar aktakuzë kundër një 27 vjeçare shtetase e Republikës së Turqisë për vepër të kryer penale kontrabandim me stoli ari, njofton Koha.
Siç informon shërbimi publik për marrëdhënie me opinionin e Prokurorisë Publike të Republikës së Maqedonisë, e akuzuara veprën e ka kryer më 18 dhjetor, rreth orës 20 në aeroportin në Shkup, duke shmangur kontrollin doganor ka transferuar mall të paparaqitur – stoli prej arit të bardhë. Stolitë janë me peshë prej 449.330 euro në kundërvlerë denari prej 27.633,795 denarë.
“Duke pasur parasysh vlerësimin se ende ekzistojnë rrethana të cilat tregojnë rrezik për arratisje, si dhe mundësi që e akuzuara ta përsërit veprën, prokurori kompetent publik nga Gjykata Themelore Shkupi 1 Shkup dorëzoi propozim të posaçëm për vazhdimin e masës paraburgim për të akuzuarën”, thuhet në kumtesë.