Shkup, 13 prill – Një nëpunës policor nga Koçani gjatë masave të posaçme hetimore është kapur duke shitur drogë – marihuanë në mënyrë joligjore pas çka nga ana e prokurorit publik i është caktuar masë e caktuar e paraburgimit prej 30 ditëve.
Siç kumtoi Prokuroria Publike e RM-së, prokurori përkatës publik nga Prokuroria Themelore Publike Koçan ka dhënë Urdhër për implementimin e procedurës hetimore kundër një personi – nëpunës policor i cili akuzohet se ka kryer vepër penale – prodhim të paautorizuar dhe lëshimin në qarkullim të drogave narkotike, substancave psikotropike dhe prekursorëve nga neni 215 f.1 nga Ligji Penal.
“Në bazë të njohurive të mëparshme dhe implementimin e masave të veçanta hetuese, në datën 11 të këtij muaji në Koçan me urdhër të prokurorit publik nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme është realizuar aksion në të cilin është kapur një nëpunës policor gjatë shitjes së 26,2 gramë drogë – mariuhanë. I dyshuari është mbajtur në Stacionin policor në Koçani dhe gjatë ditës së djeshme është sjellë para gjykatësit në procedurë të mëparshme.
Duke i pasur parasysh rrethanat, pesha e veprës penale dhe ndëshkimi prej tre deri në dhjetë viteve burg, prokurori përkatës publik, bëhet e ditur, vlerësoi se janë plotësuar kushtet për caktimin e masës së paraburgimit nga neni 165, paragrafi 1 pika 1, 2 dhe 3 nga Ligji për procedurë penale.
“Për këto shkaqe, deri te gjykatësi në procedurë të mëhershme pranë Gjykatës Penale Koçan gjatë ditës së djeshme, prokurori publik ndërmori Propozim për caktimin e masës – Paraburgim i cili është pranuar edhe me Vërtetim të të dyshuarit i është caktuar paraburgim prej 30 ditëve”, citohet në kumtesën e Prokurorisë Publike të RM-së.