MPB deri te Prokuroria publike në Veles ka ngritur kallëzim penal kundër S.F (27) dhe D.T.(22), nëpunës policor nga Zyra e policisë në Demir Kapi, për shkak të dyshimit për vepër penale ”marrje të mitës”, ka deklaruar zëdhënësi i policisë Toni Angellovski, transmeton MEDIAL.
Ai ka thënë se policët më 11 tetor rreth orës 16 në autostradën në afërsi të Demir Kapisë kanë ndaluar një veturë me targa të Serbisë dhe i kanë kërkuar mitë prej 50 euro në zëvendësim që të mos përgatisin procesverbal për shkelje në komunikacion. I dëmtuari ka paraqitur rastin në polici me çka kontrolli i brendshëm i policisë ka mbledhur detaje dhe ka dokumentuar rastin. Për dy policët është caktuar masë paraburgimi prej 30 ditësh.