Simferopol, 28 nëntor – Gjykata e Qarkut në Simferopol mori vendim edhe nëntë marinarët e tjerë ukrainas të paraburgosen.
Gjykata e njëjtë dje vendosi t’i paraburgosë 15 prej 24 marinarëve ukrainas të cilët të dielën kanë hyrë në Detin Azov nga Deti i Zi përmes Ngushtivës së Kerçenit. Rusia pohon se ky është kalim ilegal i kufirit detar.
Të gjithë ukrainasit e arrestuar do të qëndrojnë dy muaj në paraburgim.
Ukraina sot e dënoi “arrestimin e paligjshëm nga Rusia të marinarëve ukrainas” dhe deri te MPJ-ja ruse dërgoi notë proteste