Shkup, 20 nëntor 2018 – Pesë të dyshuar kanë qenë pjesëmarrës në përleshjen fizike në Gostivar ku më 14 nëntor në ora 14:00 në sheshin e qytetit kanë sulmuar dy persona duke përdorë forcë fizike dhe shkopinj druri. Motivi i sulmit është lëndë e konfirmimit të mëtejmë në procedurën hetimore të cilën e udhëheq prokuror kompetent nga Prokuroria Themelore Publike në Gostivar.
Siç ka bërë të ditur Prokuroria oublike, për veprën e kryer Ministria e Punëve të Brendshme pas aksionit të zbatuar ka privuar nga liria pesë persona. PTHP e Gostivarit ka ngritur procedurë ku personat i ndjek për vepër penale dhunë.
Duke marrë parasysh peshën e veprës së kryer penale, Prokurori publik deri te Gjykata Themelore e Gostivarit ka dorëzuar propozim për caktimin e masës së paraburgimit për gjithë pesë të dyshuarit. Gjykata së fundmi ka pranuar propozimin e Prokurorisë, ku për tre të dyshuarit ka caktuar masën e paraburgimit 30 ditor, ndërsa për dy të dyshuarit tjerë ka caktuar arrest shtëpiak